Mbyllet protesta e 121-të, protestuesit: Nuk do të ndalemi

Mbyllet protesta e 121-të, protestuesit: Nuk do të ndalemi

Është mbyllur protesta e 121-të kundër qeverisë Rama. Pas fjalimeve dhe marshimit në rrugët e Tiranës, protestuesit janë ndalur edhe në Qytetin Studenti, ku vijuan thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. “Erdhën studentët”, “Studentë bashkohuni, kombi na thërret”, “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Revolucion” ishin disa prej thirrjeve që shoqëruan marshimin e protestuesve. Më pas, protesta ka vijuar me marshimin në rrugët e kryeqytetit, ndërsa qytetarët kanë përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Rama. Protestuesit kanë deklaruar se do të rikthehen sërish në shesh dhe se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim. Me mbylljen e protestës së sotme, organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve dhe marshimeve kundër qeverisë.