Mbyllet protesta e 120-të kundër Edi Ramës/ Qytetarët nuk ndalen: Nesër më shumë
Është mbyllur protesta e 120-të kundër qeverisë së Edi Ramës, pas disa orësh tubim dhe marshim në rrugët e Tiranës. Qytetarët kanë përsëritur kërkesën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit. Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit kanë vijuar aksionin e tyre qytetar, duke deklaruar se nuk do të ndalen. Në përfundim, mesazhi i organizatorëve ishte “Nesër më shumë!”, duke paralajmëruar vijimin e protestës edhe në ditët në vazhdim.
Burimi:
syri.net