Mbyllet protesta e 119 kundër Ramës! Qytetarët të vendosur, nuk ndalen deri në largimin e kryeministrit: Ju erdhi fundi!

Mbyllet protesta e 119 kundër Ramës! Qytetarët të vendosur, nuk ndalen deri në largimin e kryeministrit: Ju erdhi fundi!

Është mbyllur protesta e 119 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit. Edhe ditën e sotme qytetarët marshuan në rrugët e Tiranës me thirrjet “arrestoni Ramën”, “arrestoni Ballukun”, “Shqipëria kërkon revolucion”. Protestuesit u shprehën të vendosur për të vijuar tubimet, duke e cilësuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama si një nga kërkesat kryesore të tyre. Sipas tyre, protesta do të vazhdojë deri në adresimin e kërkesave të ngritura prej tyre. Marshimi zhvillohet në një kohë kur debati politik është përqendruar te disa çështje dhe hetime të fundit që kanë prekur institucione të rëndësishme të shtetit. Në qendër të vëmendjes është edhe çështja që lidhet me ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, e cila është arrestuar në kuadër të një hetimi....