Mbyllet protesta e 107-të, qytetarët: Rama jepe dorëheqjen
Ka përfunduar protesta e 107-të e qytetarëve. Protesta e kësaj të hëne u shoqërua me thirrje të forta kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. “Rama jep dorëheqjen” ishte thirrja që u përsërit gjatë protestës. Në fjalimet e mbajtura para Kryeministrisë, protestuesit kërkuan largimin e qeverisë, ndërsa u ngritën edhe shqetësime për situatën politike në vend. Një prej kërkesave të protestuesve ishte edhe lirimi i protestuesve të arrestuar, ndërsa nga podiumi u përsëritën thirrjet kundër qeverisë. Gjatë marshimit në rrugët e kryeqytetit, protestuesit janë ndalur edhe te Blloku i Sigurisë, ku kanë kërkuar lirimin e protestuesve dhe kanë vijuar me thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Pas përfundimit të fjalimeve dhe marshimit në rrugët e kryeqytetit, qytetarët kanë mbyllur protestën e 107-të, ndërsa...
Burimi:
syri.net