Mbyllet protesta e 103-të: Nuk ndalemi deri në largimin e qeverisë Rama

Mbyllet protesta e 103-të: Nuk ndalemi deri në largimin e qeverisë Rama

Për të 103 ditë me rradhë qytetarët kanë vazhduar qëndresën dhe protestën kundër qeverisë socialiste dhe kryeministrit Rama. Ata deklaruan se do të vazhdojnë të vendosur dhe nuk do të ndalojnë rezistencën deri në rrëzimin e qeverisë socialiste. Protestuesit bënë thirrje për vazhdimin dhe forcimin e mosbindjes civile, si e vetmja mënyrë që do të largojë Ramën nga pushteti.  Nën thirrjet 'Nesër më shumë' ata kanë marshuar në rrugët e Tiranës pas mbylljes së fjalimeve përballë Kryeministrisë. Kërkesat e protestuesve mbeten dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit të vendit Edi Rama si dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura. Më 12 shtator ata kanë thirrur një protestë kombëtare duke i bërë thirrje dhe diasporës të bashkohet.