Mbyllet “Hardh Fest” 2026, Rahoveci për tri ditë në qendër të festës, kulturës dhe turizmit

Mbyllet “Hardh Fest” 2026, Rahoveci për tri ditë në qendër të festës, kulturës dhe turizmit

Është përmbyllur me sukses edicioni i vitit 2026 i “Hardh Fest”, duke e kthyer Rahovecin për tri ditë në një prej qendrave kryesore të festës, kulturës dhe turizmit në Kosovë. Festivali i Festës së Vjeljes së Rrushit mblodhi qytetarë, vizitorë dhe dashamirës të verës e traditës, duke sjellë një program të pasur me aktivitete kulturore, gastronomike dhe muzikore. Përmes aktiviteteve të ndryshme, “Hardh Fest” promovoi traditën e vreshtarisë dhe prodhimit të verës në Rahovec, ndërsa programi festiv u shoqërua me koncerte dhe performanca artistike. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka vlerësuar si të jashtëzakonshëm edicionin e sivjetmë, duke falënderuar organizatorët dhe të gjitha institucionet e personat që kontribuuan në mbarëvajtjen e festivalit. “Faleminderit organizatorëve, në krye me Agron Sokolin, Policisë, zjarrfikësve, QKMF-së,...