Mbyllet gjyqi ndaj Thaçit në Hagë, avokatët kërkojnë pafajësi dhe kundërshtojnë provat e prokurorisë

Mbyllet gjyqi ndaj Thaçit në Hagë, avokatët kërkojnë pafajësi dhe kundërshtojnë provat e prokurorisë

hashim thaci Procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarve të tij është përmbyllur të hënën në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Në këtë proces Thaçi po gjykohet së bashku me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin për akuza që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë dhe ndikimin te dëshmitarët në çështjen e krimeve të luftës. Në seancën e fundit, Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkoi që të akuzuarit të shpallen fajtorë. Prokurori Matt Halling tha se bëhet fjalë për një rast të pazakontë, duke iu referuar edhe pozitës së mëparshme të Thaçit. “Nuk ka pasur asnjëherë një çështje të tillë, një ish-burrështetas që është në gjykim për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, bashkëpunon...