Mbyllet festivali i teatrit në Durrës

Mbyllet festivali i teatrit në Durrës

28 September, 2026 - 18:41 Drama “të verbërit” triumfoi në festivalin “Durrachium International Theater Festival” në qytetin bregdetar. Historia e 11 personave të verbër në një mjedis të panjohur pa rrugëdalje që nisin një udhëtim jo vetëm fizik por edhe shpirtëror u vlerësua me 3 çmime të rëndësishme. Juria e vlerësoi si shfaqjen më të mirë, shfaqja më e mirë ansambël dhe regjia më e mirë. Juria ndau gjithashtu vlerësime edhe për trupa dhe artistë të tjerë të këtij edicioni të parë. Festivali erdhi për 10 ditë në qytetin bregdetar duke sjellë trupa nga vende të ndryshme të rajonit./KultPlus.com