Mbyllet dita e 97-të e protestave kundër Ramës, qytetarët paralajmërojnë: Rrethojmë kryeministrinë dhe parlamentin

Mbyllet dita e 97-të e protestave kundër Ramës, qytetarët paralajmërojnë: Rrethojmë kryeministrinë dhe parlamentin

Është mbyllur dhe dita e 97-të të protestave kundër Ramës dhe qeverisë së tij. Qytetarët u mblodhën edhe sot si çdo ditë te shesh skënderbej për të vijuar me marshimin drejt Kryeminsitrisë ku për gati 2 orë mbajtën fjalime. Ata shprehën revoltën ndaj qeverisjes, duke u ndalur dhe te arrestimet e paligjshme të policisë në protestën e pak ditëve më parë te kryeministria, kur qytetarët nuk lejuan për disa orë Ramën të dalë nga zyra dhe u arrestuan 14 prej tyre. Ata u liruan sot, një pjesë prej të cilëve mbajtën edhe fjalime. Sakaq, qytetarë dhe aktivistë paralajmëruan se protesta do përshkallëzohet, rrethimi i kryeministrisë do përsëritet, ndërkohë që bën thirrje për protestë edhe në nisjen e sesionit të ri parlamentar më 8 shtator para...