Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, dërgohen për gjykim tre persona
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, dhe ka dërguar në gjyq tre persona, Elvis Shkambin, Gjon Shkambin dhe Banush Koxhajn, roja i gjykatës. Sipas Prokurorisë, Elvis dhe Gjon Shkambi akuzohen për vepra penale që lidhen me vrasjen e gjyqtarit dhe tentativën për vrasjen e dy personave të tjerë, ndërsa Banush Koxhaj akuzohet për “Shpërdorim detyre”. Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 tetor 2025, brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Tiranë, gjatë një seance gjyqësore që lidhej me një konflikt pronësie. Astrit Kalaja u qëllua me armë zjarri pak pasi shpalli vendimin e gjykatës dhe humbi jetën si pasojë e plagëve të marra. Sipas hetimeve të Prokurorisë, Elvis Shkambi nxori nga brezi një pistoletë dhe qëlloi disa...
Burimi:
gijotina.com