Mbyllen hetimet për ish- zëvendëskryeministren, dosja me 15 krime e Ballukut së shpejti në Gjykatën e Posaçme

Mbyllen hetimet për ish- zëvendëskryeministren, dosja me 15 krime e Ballukut së shpejti në Gjykatën e Posaçme

Një javë pasi iu komunikuan akuzat, ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku është thirrur në SPAK, ku u paraqit rreth orës 08:30 bashkë me avokatin e saj Ardian Kalia dhe u njoh me mbylljen e hetimeve. Së shpejti dosja në ngarkim të saj do të transferohet në Gjykatën e Posaçme.Balluku do të duhet të përgjigjet para drejtësisë për 15 episode krimesh të rënda, që nisin nga shkelja në 9 tendera e deri te korrupsioni e pastrimi i parave. Mbi ish-zv.kryeministren rëndojnë 5 akuza, dy prej të cilave për ‘korrupsion’, ‘shkelje e barazisë në tendera’, ‘pastrim parash’ dhe ‘fshehje pasurie’.Nëntë tenderat e paracaktuar kapin vlerën e rreth 1.2 miliardë eurove, ku përfshihet ati i ndërtimit të Tunelit të Llogorasë që me kursin e sotëm është 200 mln euro, 7...