Mbushën shkollat e Tiranës me drogë, Gjykata lë në burg 31 të arrestuarit e operacionit policor!
Gjykata e Tiranës ka caktuar sot (28 shtator) masat e sigurisë “arrest në burg” për 31 personat e arrestuar në kuadër të operacionit antidrogë “Shkolla të pastra”. Operacioni u finalizua një ditë më parë, pas katër muajsh hetime, duke goditur disa grupe që dyshohet se merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit, përfshirë edhe pranë institucioneve arsimore. Në kuadër të operacionit janë arrestuar 31 persona, ndërsa 14 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim. Nga hetimet e zhvilluara është dokumentuar se grupet e goditura dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve të ndryshme të Tiranës. Sipas hetuesve, në disa raste, për të shmangur vëmendjen e policisë dhe për të vështirësuar identifikimin e tyre, lëvizja kryhej përmes monopatinave,...
Burimi:
javanews.al