Mbrojtja e Chelsea-s fut shumë “ujë”, Alonso e gjen zgjidhjen në Serie A
15 Shtator 2026 19:38 Telesport Pavarësisht transferimeve të kryera në merkaton e fundit, mbrojtja e Chelsea-s është pika e tyre më e dobët këtë fillim sezoni. Në 6 ndeshjet e para në të gjitha kompeticionet, “Blutë” kanë pësuar 12 gola, që është shumë. TeamTalk zbulon se drejtuesit e Chelse-as do të ndërhyjnë në merkaton e janarit për të forcuar qendrën e mbrojtjes dhe dëshira e madhe e Xabi Alonso është Alessandro Bastoni. Inter kërkon 70 milionë euro për të lënë të lirë qendërmbrojtësin italian, i cili u përfol edhe gjatë verës së kaluar për një largim të mundshëm. Një tjetër emër që po merret në konsideratë është edhe ish-qendërmbrojtësi i Barcelonës, Jean-Clair Todibo.
Burimi:
telesport.al