“Mbretëreshat pa Kurorë” e çon zërin e Kosovës në një nga skenat më të njohura të Hollywood-it

“Mbretëreshat pa Kurorë” e çon zërin e Kosovës në një nga skenat më të njohura të Hollywood-it

Një rrëfim i dhimbshëm nga historia e Kosovës do të marrë jetë në skenën e Hollywood-it. Më 18 shtator, në orën 20:00, “Mbretëreshat pa Kurorë” do të prezantohet në Stella Adler Theatre, duke sjellë përpara publikut historitë e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Për këtë ngjarje dhe rëndësinë e saj, regjisorja Marigona Bekteshi Ferati ka folur për KultPlus. Vepra është e lindur nga rrëfimet e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe, sipas regjisores, synon ta sjellë kujtesën e tyre përtej kufijve, përmes artit dhe teatrit. “Unë zgjodha që këtë krijim t’ua kushtoj viktimave dhe të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, kujtimit të tyre, dhimbjes së tyre dhe forcës së tyre. Hollywood do t’i dëgjojë”, ka thënë Bekteshi Ferati për KultPlus. Ajo e sheh këtë prezantim si një mundësi për ta çuar historinë e Kosovës në një skenë ndërkombëtare dhe për t’i dhënë zë përvojave të grave që kanë përjetuar dhunën e luftës. “‘Mbretëreshat pa Kurorë’ sjell kujtesën e Kosovës përtej kufijve dhe e shndërron historinë në art,...