Mbledhja e qeverisë, vendime të reja për mjedisin, rindërtimin dhe taksat

Mbledhja e qeverisë, vendime të reja për mjedisin, rindërtimin dhe taksat

FOTO TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme një sërë vendimesh dhe projektligjesh që prekin disa fusha, mes tyre mbrojtjen e mjedisit, rindërtimin, sigurinë publike dhe administrimin fiskal. Në fokus të vendimeve janë aktivitetet që klasifikohen si të rrezikshme për mjedisin, ndersa janë përcaktuar edhe kriteret për vlerësimin e kërcënimeve dhe dëmeve të mundshme mjedisore. Ndërkohë, qeveria ka bërë ndryshime edhe në aktet që lidhen me zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkinë Shijak, si dhe me përdorimin e fondit të rindërtimit për ndërhyrjet në banesa në Tiranë, Durrës, Shijak, Lezhë dhe Krujë. Në fushn e sigurisë publike, është miratuar vendimi që përcakton kriteret për dhënien e medaljes së Shërbimit të Rendit Publik. Pjesë e mbledhjes kanë qenë edhe marrëveshjet ndërkombëtare në fushën fiskale....