Mbledhja e jashtëzakonshme e gjyqtarëve, Sadushi: Të zhbllokohen menjëherë pagat, shteti të zbatojë ligjin

Mbledhja e jashtëzakonshme e gjyqtarëve, Sadushi: Të zhbllokohen menjëherë pagat, shteti të zbatojë ligjin

sokol sadushi TIRANË- Ka nisur mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve për çështjen e pagave në sistemin gjyqësor. Mësohet se mbedhja do të jetë e hapur për mediat vetëm gjatë fjalimit të Kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Në nisje të mbledhjes, Sadushi e cilësoi situatën të jashtëzakonshme, duke theksuar se çështja nuk lidhet thjesht me një problem financiar, por prek edhe raportet kushtetuese mes pushteteve. Sipas Sadushit, për herë të parë, pas një vendimi përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese që lidhet me pagat e magjistratëve, janë bllokuar pagat e gjyqtarëve dhe të administratës gjyqësore. Sadushi tha se gjyqësori nuk po kërkon privilegje, por zbatimin e garancive që burojnë nga Kushtetuta, ligji dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.  Në përfundim, Sadushi kërkoi zhbllokim të menjëhershëm të pagave duke e cilësuar...