Mbledhja e grupit të EPP/ Tabaku: Protestat dhe situata në Shqipëri, në vëmendjen e partnerëve europianë

Mbledhja e grupit të EPP/ Tabaku: Protestat dhe situata në Shqipëri, në vëmendjen e partnerëve europianë

Në prag të diskutimit për Shqipërinë në AFET, deputetja e PD-së ngriti shqetësimet për dhunën ndaj protestuesve, sulmet ndaj News24, Syri TV dhe mediave të tjera, si dhe pengesat për integrimin europian. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, paraqiti në mbledhjen e grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP) situatën politike në Shqipëri, duke ngritur shqetësimet për dhunën e policisë ndaj protestuesve dhe presionin e qeverisë mbi median. Në këtë kuadër, ajo denoncoi sulmet ndaj News24, Syri TV dhe mediave të tjera, si dhe intimidimin e gazetarëve. Prezantimi u bë një ditë përpara mbledhjes së Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian (AFET), ku do të diskutohet për Shqipërinë. Tabaku e lidhi situatën në vend me pasojat për ekonominë, shtetin ligjor dhe procesin e integrimit europian. “Një...