Mbi një shekull traditë dhe 5,280 kristale, historia e spektaklit të Vitit të Ri në “Times Square”

Mbi një shekull traditë dhe 5,280 kristale, historia e spektaklit të Vitit të Ri në “Times Square”

Çdo vit, miliona njerëz në mbarë botën ndjekin me vëmendje sferën e ndriçuar me kristale në “Times Square” të Nju-Jorkut, e cila simbolizon ardhjen e Vitit të Ri. Në orën 23:59, sfera nis zbritjen e saj, ndërsa miliona njerëz bashkohen në numërimin mbrapsht të sekondave të fundit të vitit për të festuar fillimin e një viti të ri, plot shpresa, sfida, ndryshime dhe ëndrra. Sfera e re “Yjësia”, 5,280 kristale dhe teknologji moderne E prezantuar në nëntor 2025, sfera e re “Yjësia” (Constellation) është modeli i nëntë në historinë e ceremonisë tradicionale të zbritjes së sferës, në natën e ndërrimit të viteve dhe më i madhi deri më sot. Ajo ka një diametër prej 3,8 metrash dhe peshon rreth 5,6 tonë. Sfera është e pajisur...