Mbi 8.4 mld euro rezervë valutore, forcohet leku, “ngushtohet” hapësira e Bankës së Shqipërisë

Mbi 8.4 mld euro rezervë valutore, forcohet leku, “ngushtohet” hapësira e Bankës së Shqipërisë

Blerjet e detyruara, mbi vlerat e planifikuara, për shkak të zhvlerësimit të euros kanë zgjeruar rezervën valutore të Shqipërisë në nivelin më të lartë ndonjëherë. Në fund të gushtit, ajo arriti në mbi 8.4 miliardë euro. Vetëm gjatë muajve të verës, rezerva valutore u zgjerua me mbi 600 milionë euro. “Zhvlerësimi i euros gjithësi vijon, pavarësisht se rezerva ka arritur në nivelin më të lartë ndonjëherë”, thotë për A2 CNN Dritan Vakaj, kreu i Shoqatës së Agjencive të këmbimit Valutor. Në krahasim me fundvitin e shkuar, rezerva valutore që Banak Qendrore ka mbledhur ka kapur shifrën e 1.1 miliardë eurove apo është zgjeruar me 15 për qind. Megjithatë euro vijon të zhvlerësohet duke dëmtuar veçanërisht eksportuesit. “Dhe për mua kjo sjell pikërisht atë që po...