Mbi 700 bagëti asgjësohen në Selenicë, 4 ferma të infektuara

Mbi 700 bagëti asgjësohen në Selenicë, 4 ferma të infektuara

FOTO VLORË- Një situatë e rëndë është krijuar në zonën e Selenicës ku murtaja e ruminantëve të vegjël është përhapur në disa ferma duke sjellë asgjësimin e më shumë se 700 krerëve. Rastet e para janë konstatuar në fund të gushtit në Lepenicë ndërsa gjatë dy javëve të para të shtatorit sëmundja është shfaqur në katër ferma të zonës. Për blegtorët situata ka sjellë një goditje të fortë ekonomike. Fermerët tregojnë se nuk janë përballur më parë me një sëmundje të tillë dhe kanë parë tufat e tyre të preken brenda një periudhe të shkurtër. Sipas tyre përhapja e sëmundjes ka prekur disa ferma në fshat, duke rrezikuar aktivitetin e tyre dhe të ardhurat që sigurojnë prej blegtorisë. Drejtori i Bujqësisë dhe Veterinarisë në Vlorë...