Mbi 50 mijë viktima: vera e vitit 2026, më vdekjeprurësja

Mbi 50 mijë viktima: vera e vitit 2026, më vdekjeprurësja

Sipas një vlerësimi, më shumë se 50.000 njerëz kanë humbur jetën këtë verë si pasojë e temperaturave rekord. Veçanërisht vdekjeprurës ishte qershori i vitit 2026. Vera e nxehtë e vitit 2026 në Evropë u kushtoi jetën rreth 50.000 njerëzve, sipas vlerësimeve të studiuesve britanikë, duke u bërë kështu vera më vdekjeprurëse e regjistruar deri më sot. Pothuajse dy të tretat e viktimave (65 për qind), sipas studiuesve, lidhen drejtpërdrejt me ndryshimet klimatike. Për studimin, studiues nga Imperial Grantham Institute në Britani dhe London School of Hygiene and Tropical Medicine matën vdekshmërinë e tepërt të shkaktuar nga temperaturat e larta. Si bazë u përdorën të dhëna nga 854 zona urbane në 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe nga Britania e Madhe, Norvegjia dhe Zvicra....