Mbi 48 orë në qeli, Gjykata e Tiranës liron protestuesit e arrestuar pas përplasjeve me policinë te Kryeministria
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyrën e tij, janë lënë të lirë nga Gjykata e Tiranës. Ndaj protestuesve kishte dyshime për veprat “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Gjatë seancës gjyqësore, protestuesit kërkuan deklarimin e paligjshëm të arrestimit dhe lirimin pa asnjë masë sigurie, duke këmbëngulur se nuk kanë kryer asnjë vepër penale. Teksa brenda në gjykatë zhvillohej seanca, jashtë dyerve të saj qytetarët bënin thirrje të vazhdueshme për lirimin e protestuesve dhe arrestimin e zyrtarëve të lartë, me brohoritjet: “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun!”. Shtetasit Dritan Goxhaj, Junik...
Burimi:
gijotina.com