Mbi 4.5 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura deri në gusht, kryesojnë Shkodra, Vlora dhe Korça

Mbi 4.5 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura deri në gusht, kryesojnë Shkodra, Vlora dhe Korça

Shqipëria po zbulohet gjithnjë e më shumë përmes natyrës së saj, ndërsa zonat e mbrojtura po shndërrohen në pika të rëndësishme të itinerareve turistike. Peizazhet e larmishme, biodiversiteti dhe mundësitë për turizëm në natyrë po tërheqin një numër në rritje vizitorësh, duke i dhënë një dimension të ri ofertës turistike shqiptare. Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, bëri të ditur sot se “mbi 4.5 milionë vizitorë kanë zgjedhur të eksplorojnë zonat e mbrojtura në Shqipëri gjatë periudhës janar-gusht 2026, duke shënuar një rritje prej 11.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”. “Gjithnjë e më shumë vizitorë po zgjedhin të eksplorojnë natyrën shqiptare dhe zonat tona të mbrojtura”, u shpreh Jaupaj, duke theksuar rritjen e interesit për këto destinacione. Sipas tij, gjatë muajve qershor-gusht,...