Mbi 30 vite sukses, si u kthye kënga e Mariah Carey-t në himnin e Krishtlindjeve
Më shumë se 30 vjet pas publikimit, kënga “All I Want for Christmas Is You” e Mariah Carey-t vazhdon të jetë një nga hitet më të dëgjuara të sezonit festiv, duke e konsoliduar këngëtaren si Mbretëresha e Krishtlindjeve. E publikuar në vitin 1994, kënga u kthye në një fenomen botëror, ndonëse historia e krijimit të saj është më e thjeshtë nga sa mund të imagjinohet. Mariah Carey dhe bashkëpunëtori i saj në kompozim, Walter Afanasieff, thuhet se e shkruan këngën në vetëm 15 minuta. Dyshja u frymëzua nga muzika e grupeve të vajzave të viteve ’60, veçanërisht nga grupi The Ronettes, duke synuar të rikrijonin stilin e njohur si “Wall of Sound”, të producentit Phil Spector. Kënga u regjistrua në gusht të vitit 1994, shumë...
Burimi:
kultplus.com