Mbi 30 plumba drejt makinës së parkuar në Mat, gjendet i djegur automjeti dhe dy kallashnikovët e autorëve

Mbi 30 plumba drejt makinës së parkuar në Mat, gjendet i djegur automjeti dhe dy kallashnikovët e autorëve

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së shtunës në fshatin Urakë, në Njësinë Administrative Rukaj të Bashkisë Mat. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të një automjeti tip “Audi”, i cili ishte i parkuar në oborrin e një banese. Automjeti ishte në pronësi të shtetases S. Ll. (bashkëshortja e shtetasit A. Ll.), ndërsa nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjet dhe nuk raportohet për persona të plagosur apo viktima. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, efektivët kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve. Gjatë kontrolleve në territor, rreth dy kilometra larg vendit ku ndodhën të shtënat, në aksin rrugor Rrëshen–Burrel, policia ka gjetur të djegur një automjet tip “Golf V”. Dyshimet e para janë se automjeti mund...