Mbi 2 orë në SPAK/ Del Ardit Gjebrea: Më thirrën në cilësinë e dëshmitarit

Mbi 2 orë në SPAK/ Del Ardit Gjebrea: Më thirrën në cilësinë e dëshmitarit

Këngëtari dhe moderatori Ardit Gjebrea ka dalë nga ambientet e SPAK pas më shumë se dy orësh marrje në pyetje. Në prononcimin për mediat, Gjebrea bëri të ditur se ishte thirrur në cilësinë e dëshmitarit për një çështje që përbën sekret hetimor, duke refuzuar të japë detaje të mëtejshme. I pyetur nëse dëshmia e tij kishte lidhje me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, Gjebrea nuk dha një përgjigje konkrete, por konfirmoi se ishte person në dijeni për çështjen. Ai tha se kjo ishte hera e parë që paraqitej në SPAK dhe e cilësoi si miqësore përvojën e marrjes në pyetje. Prononcimi për mediat: Gjebrea: Isha në cilësinë e dëshmitarit për një çështje që është sekret hetimor dhe nuk mund të flas më shumë. Pyetje: Ka...