Mbi 2 mijë ushtarë serbë në stërvitjen pranë Kosovës, Vuçiç: Po ndërtojmë ushtrinë dixhitale
Mbi 2 mijë ushtarë serbë janë angazhuar në stërvitjen taktike ‘Pobednik 2026’, në poligonin ‘Pešter’ në Sanxhak, më pak se 150 kilometra nga kufiri me Kosovën. Në stërvitje janë përdorur mbi 500 mjete dhe sisteme ushtarake, mes tyre tanke M-84, mjete të blinduara Lazar dhe Miloš, sisteme artilerie e raketore, avionë MiG-29, helikopterë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. Vëmendje të veçantë kanë marrë dronët, sistemet pa pilot dhe qentë robotë, disa prej të cilëve, sipas presidentit serb Aleksandar Vuçiç, janë pajisur edhe me armatim. ‘Po punojmë për formimin e të ashtuquajturës ushtri dixhitale’, deklaroi Vuçiç, duke theksuar se teknologjia synon të reduktojë ekspozimin e ushtarëve ndaj rrezikut. Megjithatë, ai pranoi se faktori njerëzor mbetet i domosdoshëm: ‘Nuk mund të bësh pa ushtarë.’ Vuçiç tha se...
Burimi:
syri.net