Mbi 1,300 mjekë largohen nga Izraeli në tre vjet, ngrihet alarmi për “ikjen e trurit”

Mbi 1,300 mjekë largohen nga Izraeli në tre vjet, ngrihet alarmi për “ikjen e trurit”

Të paktën 1.370 mjekë janë larguar nga Izraeli gjatë periudhës 2023-2025, sipas një studimi të ri të Universitetit të Tel Avivit. Të dhënat ngrenë shqetësime për një përshpejtim të emigrimit të profesionistëve të kualifikuar nga sistemi shëndetësor izraelit. Rezultatet e studimit, të publikuara të dielën nga gazeta izraelite Haaretz, tregojnë se largimi i mjekëve është intensifikuar gjatë viteve të fundit, në një periudhë të shoqëruar me pasiguri politike dhe të sigurisë. Studiuesit i kanë konsideruar si emigrantë mjekët që kanë qëndruar jashtë Izraelit për më shumë se 270 ditë gjatë vitit të parë dhe që më pas nuk janë rikthyer për të qëndruar në vend për më shumë se tre muaj rresht. Sipas profesiorit Itay Ater, një prej autorëve të studimit, ekonomistët kishin paralajmëruar që...