Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga

Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga

Sasia përfundimtare e drogës së sekuestruar e çon mbi 10 tonë kokainën e kapur në Spanjë. Hetimet drejtohen drejt një organizate shqiptare që përdorte dy kapanone industriale si depo për shpërndarjen e drogës në Spanjë dhe Europë. Nga Raul Hernandez dhe Alicia Negre, LA VERDAD Paketimet e kokainës të sekuestruara në dy kapanonet industriale në Águilas mbanin të shënuara adresat ku duhej të dërgohej droga, bëjnë të ditur burime pranë çështjes. Ky detaj, i zbuluar gjatë hetimeve, përbën një pistë të re për zbardhjen e strukturës logjistike që fshihej pas kësaj sasie të madhe droge, e cila, sipas përllogaritjes përfundimtare, pritet të kalojë 10 tonët. Garda Civile tërhoqi lëndën narkotike nga ambientet e zonës industriale El Labradorcico, pas përfundimit të numërimit të martën e kaluar....