Mbappe-Bellingham, gara për fronin e Real Madridit ka nisur. Kush është mbreti i ri i Realit?

Mbappe-Bellingham, gara për fronin e Real Madridit ka nisur. Kush është mbreti i ri i Realit?

Real Madridi ka nisur sezonin me dy nga figurat e tij më të mëdha në qendër të vëmendjes. Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham po japin sinjale të forta që rivaliteti për statusin e yllit kryesor në “Bernabeu” do të jetë sërish një nga historitë më interesante të sezonit. Në Madrid, konkurrenca për protagonizëm nuk është diçka e re. Historia e klubit është ndërtuar mbi yje që kanë luftuar jo vetëm për trofe, por edhe për statusin e liderit absolut të skuadrës. Dhe këtë sezon, në qendër të vëmendjes janë sërish dy emra: Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham. Francezi e nisi sezonin në mënyrë spektakolare ku në tri ndeshjet e para të La Ligës, ai shënoi katër gola dhe regjistroi 18 gjuajtje drejt portës. Forma e...