‘Mbaje mend, do të të vras’! Këcënohet gazetari Osman Stafa, Policia: Mesazhi u dërgua nga një adresë false, po hetojmë

‘Mbaje mend, do të të vras’! Këcënohet gazetari Osman Stafa, Policia: Mesazhi u dërgua nga një adresë false, po hetojmë

Osman Stafa TIRANË-Gazetari Osman Stafa ka kallëzuar në Polici se ka marrë një mesazh kërcënues në llogarinë e tij në rrjetet sociale. Stafa ka kallëzuar rastin në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, pasi ka marrë përmes Facebook Messenger një mesazh kërcënues, ku shkruhej "mbaje mend, do të të vras" dhe "Unë e garantoj këtë".  Sipas deklarimit të Stafës, më 8 shtator ai kishte filmuar dhe publikuar pamje nga një protestë pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku shfaqeshin katër persona me veshje civile gjatë ndalimit të një protestuesi dhe pretendon se ekziston mundësia që kërcënimi të jetë i lidhur me publikimin e këtyre pamjeve. Lidhur me ngjarjen ka reaguar zyrtarisht edhe Policia e Shtetit, ku njofton se mesazhi dyshohet se është dërguar nga një llogari e falsifikuar. Blutë kanë...