Mazonakis humbi jetën, dy mjekë nën hetim. Kërkuan ndihmë nga ChatGPT: Si ta rikthejmë?
Showbiz E Premte, 11 Shtator 2026 21:43 Dy mjekët e akuzuar lidhur me vdekjen e këngëtarit të njohur grek, Giorgos Mazonakis, pritet të dalin të hënën para gjykatës. Hetimet janë përqendruar te ngjarjet e ndodhura në një klinikë private në zonën e Kolonakit, në Athinë, ku këngëtari ndodhej pak para se të humbte jetën. Mjekët të cilët drejtojnë klinikën, akuzohen për vepër penale që lidhet me rrezikimin e jetës, pasojat e së cilës kanë sjellë vdekjen e pacientit. Sipas mediave greke, që u referohen të dhënave të dosjes hetimore, njëri prej mjekëve telefonoi shërbimet e urgjencës rreth orës 16:21, duke njoftuar se një 55-vjeçar mund të ishte pa shenja jete dhe se po i kryente reanimim kardiopulmonar. Ekipet e urgjencës mbërritën pak minuta më vonë...
Burimi:
kohajone.com