Mazhoranca kërkon rritjen e pagave të gjyqtarëve, Bylykbashi: Brenda kufijve kushtetues
Komisioni i Ekonomisë shqyrtoi dhe miratoi sot disa ndryshime në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, një nismë e deputetëve të PS, Aulona Bylykbashi dhe Admir Kadeli. Gjatë prezantimit të projektligjit, deputetja Bylykbashi deklaroi se nisma synon të rishikojë formulën e pagës referuese bazë të magjistratëve dhe të adresojë disa problematika që kanë krijuar pabarazi brenda hierarkisë gjyqësore. Sipas saj, ndryshimet vijnë në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe synojnë të garantojnë një trajtim financiar të magjistratëve në përputhje me standardet kushtetuese, duke marrë njëkohësisht në konsideratë qëndrueshmërinë e financave publike. Bylykbashi theksoi se Gjykata Kushtetuese i ka lënë Kuvendit hapësirë për të përcaktuar formulën e pagave dhe nuk ka imponuar një model të vetëm numerik. Për këtë arsye, sipas saj, zgjedhja e...
Burimi:
kohajone.com