Mazhoranca e Ramës në dyert e puçit kushtetues

Mazhoranca e Ramës në dyert e puçit kushtetues

Nga Genc Burimi Një puç kushtetues po luhet sot në Komisionin e Ligjeve dhe atë të të Drejtave të Njeriut, me fokus vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve. Qeveria po vjen me një projektligj që e injoron gardianen e Kushtetutës. Ministri i Drejtësisë, Gogu, pa iu dredhur qerpiku dhe gjuha, deklaron me ton marcial, si të ishte gjeneral, se për pagat në drejtësi vendos Parlamenti, jo Gjykata Kushtetuese. Ai thyen frikshëm dhe me vetëdije nenin 132 të Kushtetutës: "Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare". Të njëjtin ton ushtarak adoptoi edhe deputeti socialist Bido, referues në këtë dosje para Komisionit të të Drejtave të Njeriut me fjalët: vendos Sovrani, domethënë, “ne mazhoranca socialiste” dhe jo Kushtetuesja. Gjykata Kushtetuese sapo ka vendosur si të panegociueshme...