Maxhun Osmanaj: Jo në emrin tim!
Nëse plagët e dhimbjeve njëshekulloreI përtypëm për të marrë forcë, energji dhe frymëmarrjePër udhëtime të gjata se jemi ende gjallëRrënjët tona dhe lisat qëndrestarëNuk u shkulën aq lehtë edhe kur na i prenëShumë rrënjë dhe degë, fantazmat e zeza*Atë ditë padrejtësia ngriti kokë djalli dhe hilejeProvoi t’i rrezonte për tokë këta Lisa rrënjëthellëProvoi t’i dënonte, t’i nënshtronte…T’ua vriste ëndrrat e katër ÇlirimtarëvePor jo, jo, gaboi rëndë Gjykata e turpit, marrëzisëPo si vritën ëndrrat e nënave tona të dhunuara, të vrara?!Po si vritën ëndrrat e motrave të dhunuara, të vrara?!Po si vritën ëndrrat e ëngjujve, filizave, fëmijëve?!Po si vritën ëndrrat e baballarëve, që i dhanë emër kësaj toke?!Po si vritet kjo tokë, që kemi hise që e lamë me gjak?!Askush nuk na e fali, e fituam...
Burimi:
kultplus.com