Mauzoleumi i zbuluar në Bulqizë, finalist për Çmimin Ndërkombëtar “Palmyra”

Mauzoleumi i zbuluar në Bulqizë, finalist për Çmimin Ndërkombëtar “Palmyra”

Kërkimet e fundit arkeologjike të zhvilluara në Strikçan të Bulqizës, të cilat zbuluan një varr monumental të llojit mauzoleum, janë përzgjedhur zyrtarisht si finalistë për Çmimin Ndërkombëtar të Zbulimit Arkeologjik “Palmyra”. Njëkohësisht, zbulimi është nominuar edhe për “Çmimin Special”. Këto vlerësime prestigjioze do të prezantohen në kuadër të edicionit të 28-të të Bursës Mesdhetare të Turizmit Arkeologjik (BMTA), i cili do të zhvillohet nga data 29 tetor deri më 1 nëntor 2026, në Paestum, Itali. Renditja në listën e 5 zbulimeve arkeologjike më të rëndësishme të vitit në nivel global, së bashku me zbulimet e kryera në sitet e njohura si Pompeii, Vulci, Egjipt dhe Turqi, është dëshmi e potencialit të lartë shkencor që mbart ky zbulim. Pjesëmarrja e shtetit tonë në këtë event për...