Maurizio Lambardi merr titullin “Nderi i Akademisë” për kontributin në bashkëpunimin shkencor Shqipëri–Itali
18 September, 2026 - 14:05 Akademia e Shkencave i akordoi prof. Maurizio Lambardi mirënjohjen “Nderi i Akademisë”, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij në bashkëpunimin shkencor ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë. Lambardi u vlerësua veçanërisht për punën në bioteknologjinë bimore, kulturat in vitro, kriokonservimin dhe ruajtjen e burimeve gjenetike, si dhe për mbështetjen e projekteve të përbashkëta, botimeve shkencore dhe formimit të studiuesve të rinj shqiptarë. Prof. Maurizio Lambardi e cilësoi vlerësimin si një nder të madh, duke theksuar se ai pasqyron një bashkëpunim të gjatë shkencor dhe njerëzor mes dy vendeve. Në ceremoni u nënvizua gjithashtu rëndësia e mbrojtjes së bimëve autoktone dhe ruajtjes së burimeve bimore. Akademia e Shkencave e cilësoi ceremoninë si një moment të rëndësishëm për forcimin dhe ndërkombëtarizimin e bashkëpunimit...
Burimi:
kultplus.com