Mathieu rrëfen dramën pas tërheqjes nga futbolli: “4 vite në depresion, puna e re më riktheu jetën”
28 Tetor 2026 14:31 Alfred Lleshi Jérémy Mathieu, ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Francës, ka rrëfyer për “So Foot” periudhën e vështirë pas tërheqjes së detyruar nga futbolli në vitin 2020. “Për 4 vite e shihja gjithçka të zezë. Fatmirësisht, bashkëshortja ime më ndihmoi të dilja nga ajo gjendje, – tregoi ai, duke sqaruar se problemi nuk ishte financiar: – Nuk jam në vështirësi ekonomike, përkundrazi. Thjesht kisha nevojë të rifitoja jetën sociale”. Puna në një dyqan të rrjetit “Intersport”, ku nisi të punonte dy vite më parë, u bë pikë kthese për të: “Atje rigjeta atmosferën e dhomës së zhveshjes. Kjo punë më ndihmoi të jetoja përsëri, të shihja ngjyrat e jetës dhe të rifitoja kontaktet shoqërore”. Ai shpjegoi se edhe bashkëshortja nisi të punonte, ndërsa vetë...
Burimi:
telesport.al