Materialet intime online/ Aldor Nini paralajmëron portalet: Do të raportoheni
Pas publikimit dhe shpërndarjes në rrjete sociale dhe portale online të materialeve të pretenduara intime të disa personazheve publikë, themeluesi i Acromac, Aldor Nini, u ka bërë thirrje mediave dhe përdoruesve të internetit të mos publikojnë apo rishpërndajnë këto përmbajtje. Nini ka paralajmëruar se personat apo subjektet që vijojnë shpërndarjen e materialeve do të raportohen pranë autoriteteve. Sipas tij, provat lidhur me rastet e publikimit po i përcillen njëkohësisht edhe Drejtorisë së Policisë, e cila, sipas deklaratës së tij, po punon për identifikimin e personave që kanë shpërndarë materialet. Ai ka deklaruar se identifikimi i shpërndarësve mund të kryhet përmes të dhënave teknike dhe të kontaktit, duke përmendur adresat IP, numrat e telefonit, të dhënat e vendndodhjes, adresat e emailit dhe llogaritë iCloud. Sipas Ninit,...
Burimi:
ntv.al