Materialet e hetimit për Vlora Hysenin/ Rama: Nuk kemi marrë shqetësim nga partnerët

Materialet e hetimit për Vlora Hysenin/ Rama: Nuk kemi marrë shqetësim nga partnerët

Kryeministri Edi Rama komentoi në konferencën e përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, zhvillimet e fundit lidhur me hetimin ndaj ish-drejtoreshës së SHISH dhe masën e arrestit ndaj saj. Rama deklaroi se këto zhvillime, sipas tij, nuk kanë ndikuar në perceptimin e partnerëve europianë për Shqipërinë. Ai tha se çështja duhet t’u lihet institucioneve të drejtësisë dhe se përfundimet duhet të dalin nga procesi hetimor dhe gjyqësor. Sipas kryeministrit, mënyra se si disa materiale të hetimit janë bërë publike dhe janë trajtuar në opinionin publik nuk duhet të zëvendësojë procesin institucional. Ai argumentoi se, nëse gjatë hetimit do të rezultojë se janë cenuar elementë të sigurisë kombëtare apo marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, kjo duhet të përcaktohet nga institucionet përkatëse. “Procesi do...