Mat, ekipet zjarrfikëse ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

Mat, ekipet zjarrfikëse ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në territorin e Bashkisë Mat, duke përfshirë fillimisht një sipërfaqe me bar dhe më pas një masiv pyjor me dushqe. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve, duke rritur rrezikun që zjarri të afrohet drejt zonave të banuara. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për vënien nën kontroll të situatës, me synim izolimin e vatrës dhe shmangien e përhapjes së flakëve në drejtim të banesave. Terreni, i cili mundëson ndërhyrjen me mjetet zjarrfikëse, pritet të lehtësojë operacionin për frenimin e zjarrit. Ndërkohë, policia pritet të nisë hetimet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit dhe për të verifikuar nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.