Master në Itali, doktoraturë në Gjermani! Ku studiojnë të rinjtë nga Shqipëria, mbizotërojnë vajzat
foto ilustruese TIRANË- Ambicia për t’u shkolluar i çon mijëra të rinj nga Shqipëria në universitete jashtë vendit. Në vitin 2024, sipas Eurostat, rreth 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studionin në 32 vende. Italia dhe Gjermania pritën më shumë se gjysmën e tyre, të ndjekura nga Greqia e Turqia. Numri i studentëve shqiptarë që kanë zgjedhur të arsimohen jashtë ishte sa 9,4% e totalit të studentëve që studiuan në Shqipëri në të njëjtin vit (rreth 122 mijë). Shqipëria kryesonte Ballkanin Perëndimor për numrin e studentëve në Bashkimin Europian. Vetëm në BE studionin 9,968 studentë nga Shqipëria, rreth 28% më shumë se nga Serbia, e dyta në rajon me 7.761. Më shumë se një në tre studentë nga Ballkani Perëndimor që ndiqnin studimet e larta në...
Burimi:
zeri.ai