Mashtrimi kompjuterik i gjermanëve, 8 në pranga, 3 të tjerë në arrati! Zbardhet si funksiononte rrjeti në Tiranë
Prokuroria e Posaçme ka ekzekutuar 8 nga 11 masat e sigurisë ndaj shtetasve shqiptarë, të dyshuar si pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal që merrej me mashtrime kompjuterike përmes shitjeve online. Masat e sigurisë janë ekzekutuar më 9 shtator 2026 nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në kuadër të një hetimi të përbashkët të SPAK me Prokurorinë e Bambergut në Gjermani. Hetimi lidhet me procedimin penal nr. 300/1 të vitit 2021 dhe ka nisur pas kontrolleve dhe sekuestrimit të pajisjeve elektronike më 16 mars 2022 në ambientet e qendrës së thirrjeve “Bluenergycall shpk”, në rrugën e Kavajës, Condor Center, në Tiranë. Sipas SPAK, tre persona, me inicialet Gj., G.Sh. dhe E.P., janë vendosur në...
Burimi:
syri.net