Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

Policia e Shtetit ka ngritur alarmin për përhapjen e fushatave të reja të mashtrimit përmes mesazheve SMS, të njohura si smishing. Përmes mesazheve që përdorin në mënyrë të rreme emrat e institucioneve publike, si Bashkia Tiranë, DPSHTRR dhe Posta Shqiptare, qytetarët nxiten të klikojnë në lidhje të falsifikuara dhe të vendosin të dhënat e tyre personale dhe bankare. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes, të mos klikojnë në linke të dyshimta dhe të mos ndajnë të dhënat bankare, pasi rrezikojnë të bien pre e mashtrimeve dhe të humbasin paratë nga llogaritë e tyre. Njoftimi i Policisë së Shtetit: Vijojnë fushatat e mashtrimit përmes mesazheve SMS. Policia e Shtetit apelon: Mos vendosni të dhënat tuaja bankare në faqe të dyshimta! Drejtoria për Hetimin e...