No Image Available

Masë sigurie për Vlora Hysenin, Xhafaj: Institucionet po bëjnë detyrën, shenjë e forcimit të shtetit të së drejtës

Fatmir Xhafaj dha të parin reagim nga kampi socialist për masën e sigurisë që u lëshua për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni.  Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës për rënien e shtetit, ai tha se institucionet po bëjnë detyrën e tyre dhe se kjo është shenjë e forcimit të shtetit të së drejtës. “Keni të drejtën e fjalës dhe të gjykimit qoftë nga këndvështrimi i opozitës, qoftë personal, u folët për institucionet, por në fakt çdo institucion ka detyrën dhe përgjegjësinë e vet. Institucionet e drejtësisë penale kanë funksion ndjekjen penale ne kemi detyrën tonë si ligjvënës për kontrollin parlamentar. Sa i përket fjalisë “institucionet arrestojnë njëri-tjetrin”, institucionet nuk arrestojnë individët, institucionet bëjnë detyrën, konform ligjit. Dhe kjo është shenjë e pjekurisë së demokracisë, e...