Masakër në Pakistan, makina bombë shpërthen në xhami, të paktën 16 të vdekur, mes tyre edhe 5 policë!
Të paktën 16 persona kanë humbur jetën, mes tyre pesë efektivë policie, pasi një automjet i ngarkuar me eksploziv është përplasur me një xhami në veriperëndim të Pakistanit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në distriktin Kohat, në provincën Khyber Pakhtunkhwa. Sipas një zyrtari të lartë të policisë në Peshawar, automjeti i mbushur me eksploziv është drejtuar drejt xhamisë, duke shkaktuar një shpërthim me pasoja të rënda, shkruan BBC. Pas shpërthimit ka nisur një përplasje e armatosur mes autorëve të sulmit dhe forcave të sigurisë. Sipas autoriteteve, luftimet vijojnë ende në zonën e ngjarjes. Një prej sulmuesve raportohet se është vrarë, ndërsa forcat e sigurisë dhe ekipet e shpëtimit po vijojnë operacionin në terren. Autoritetet kanë nisur gjithashtu një operacion kërkimi dhe shpëtimi, ndërsa ende nuk...
Burimi:
javanews.al