Masa të forta për ata me kapuç, Rama: Do t’i ndjekim këmba-këmbës. Izolim në aeroporte, hotele dhe transport
Në një kohë që apelon për dialog, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një paketë të re masash ndaj personave të përfshirë në akte dhune gjatë protestave, duke përfshirë identifikimin e protestuesve të maskuar, përgjegjësinë financiare të familjeve për dëmet e shkaktuara nga të miturit dhe kufizimin e aksesit në shërbime të ndryshme. Gjatë një takimi me drejtuesit e bankave, Rama u ndal te sulmet ndaj institucioneve financiare dhe dëmtimi i bankomatëve, duke i cilësuar këto akte si pjesë të një skenari që synon të krijojë panik. “Do të nxjerrim paketën e masave, por duke investuar me shpejtësi në teknologji, do të nisim anonimizimin e profileve që nxisin dhunë. Do t’i ndjekim këmba-këmbës”, tha Rama. Një nga masat e paralajmëruara lidhet me përdorimin e teknologjisë për...
Burimi:
kohajone.com