”Masa e sigurisë të ishte më e ashpër”, Spahiu: Vlora Hyseni si kryespiune grua ka tradhtuar Shqipërinë
Juristi Kreshnik Spahiu flet për ish-drejtueses e SHISH, Vlora Hyseni, e cila dyshohet për bashkëpunim me Ergys Agasin, të arrestuar më herët në dosjen e AKSHI-t. Spahiu tha se masa e sigurisë ndaj Hysenit duhej të ishte më e rëndë se “arresti në shtëpi”, ndërsa kritikoi edhe përplasjet e saj me gazetaren Klodiana Lala. Sipas tij, mënyra e komunikimit të Hysenit ka qenë jo profesionale dhe akuzat ndaj gazetares për bashkëpunim me shërbimin serb përbëjnë “një shantazh të hapur”. “Një grua që duhet të përfaqësojë një institucion me dinjitet, sulmon një grua tjetër, gazetare, në ditën më të zezë të saj, duke e akuzuar për bashkëpunim me shërbimin serb. Është tërësisht jo profesionale, jo ligjore dhe një shantazh i hapur”, tha Spahiu. Ai e cilësoi...
Burimi:
kohajone.com