Martin Camaj: Dita e malit tem…

Martin Camaj: Dita e malit tem…

Poezi nga Martin Camaj Dheu im âsht i përmendunpër humnerat e thellandër banorët e malit e të fushësderi në dét. Mbramjeve atjèndëgjohet klithma e grizhlësndër kthetrat e shqipes e shpirti i sáju flijohet hijevet. Atje lot drita në sytë e njerzve tash e parëe epshet s’i njeh kurrkush me emën.Shpagimi me gjak âsht, për shembull,gjarpën nën gúr e gjarpni vetëna qenka mende femnenën rubën e bardhë ose të kuqe. Në muzg atje secili prek ballin e vete ndien ndër gishta fillin e jetëse gëzohet. ObserverKult Lexo edhe: BUQETË E ZGJEDHUN POETIKE NGA MARTIN CAMAJ ÇKA I DUHEJ ULIKSIT ITAKA PA GRUE Malli, dëshirë e përjetëse jo mallëngjimi, gurgull frymëshkurtë,e joshi Uliksin me u kthye i kulluematje kah ishte nisë. Në ravgime të paskajeshtjerri edhe të...