Marta Kos reagon pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Vendimet e Speciales duhet të respektohen
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, duke theksuar rëndësinë e respektimit të vendimeve të institucioneve të drejtësisë. Përmes një postimi në platformën X, Kos i cilësoi Dhomat e Specializuara si institucion të pavarur të drejtësisë dhe rikujtoi se personat e dënuar kanë të drejtën e apelimit. “Vendimet e saj duhet të respektohen dhe të dënuarit kanë të drejtë apelimi”, shkroi ajo. Reagimi i komisioneres evropiane erdhi pas shpalljes fajtorë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit për krime lufte. Në mesazhin e saj, Kos u bëri thirrje gjithashtu aktorëve politikë në rajon që të kontribuojnë në procesin e pajtimit dhe tejkalimit të së kaluarës së...
Burimi:
kohajone.com